Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, zhvilloj një takim me znj. Ebi Spahiu, Zyrtare e Lartë e Sigurisë dhe Stabilitetit në Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe z. Alain Ancion, Koordinator Rajonal për Çështjet e Sigurisë pranë Ambasadës së Vendeve të Ulëta në Sarajevë, i cili mbulon dhe Shqipërinë, në kuadër të takimit me Kreun e KNFSH për vitin 2021.
Fokusi kryesor i takimit ishte diskutimi për Këshillin Ndërfetar , krijimi i Bordeve, (ekzekutiv, gruaja, rinia); Projektet dhe aktivitetet e shumta në kuadër të ndihmave humanitare; Mardhënia dhe harmonia Ndërfetare mes 5 komuniteteve zyrtare në Shqipëri si dhe për hapat e mëtejshëm në realizimin e objektivave në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm si dhe koordinimin e përbashkët për parandalimin, rehabilitimin dhe ri-integrimin, fushë në të cilën Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri ka dhënë një kontribut të çmuar në vite.