KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ ORGANIZON PRITJEN E FUNDVITIT ME KRERË DHE PËRFAQËSUES TË KOMUNITETEVE FETARE

Mbrëmjen e sotme, më 27 dhjetor 2022, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj organizoi një pritje të veçantë, me krerë dhe përfaqësues të Komuniteteve fetare në Shqipëri.
Darka për fundvit u shtrua nga Kryegjyshi Botëror për shkëmbim bisedash e bashkëpunimesh harmonike ndërfetare, e dhënie mirënjohje krerëve fetarë , përfaqësuesve të Komuniteteve fetare e punonjësve të Këshillit Ndërfetar, për kontributet që jep gjithsecili për Harmoninë dhe Tolerancën Fetare.
MIRËNJOHJE:
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kryetari, Shkëlqesia e Tij H. Bujar Spahiu; Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasios Yannoulatos; Kisha Katolike e Shqipërisë, President i Konferencës Ipeshkvnore, Mons. Angelo Massafra; President i Vëllazërisë Ungjillore të, Shqipërisë, Pastor Ergest Biti, Pastor Ylli Doçi; Imzot Arjan Dodaj; Episkop Asti Bakallbashi; Dr. Genti Kruja; Av. Sheldiana Jano, me motivacionin “Për kontributin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, në mardhëniet ndërfetare, veçanërisht ndaj Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.”