KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ, PRITI NË NJË TAKIM AMBASADOREN E IZRAELIT NË SHQIPËRI, GALIT PELEG

Ditën e mërkurë, 15 mars 2023, ambasadorja e  Izraelit në Tiranë, znj. Galit Peleg vizitoi Selinë e Shenjtë Bektashiane, ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Kjo ishte një vizitë kortezie, në kuadër të intensifikimit të mardhënieve dypalëshe të miqësisë dhe bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, siç është ajo e besimit në fe,  midis Kryegjyshatës  Botërore Bektashiane dhe Ambasadës së Izraelit.

Pasi shkëmbyen bisedat vëllazërore dhe mirënjohjet reciproke,  Ambasadorja Peleg e falenderoi Kryegjyshin për pritjen e ngrohtë duke u shprehur se: ” është përherë kënaqësi e veçantë vizita në mjedise të tilla që frymëzojnë vetëm paqe dhe se marrëdhëniet midis Izraelit dhe Qendrës Botërore Bektashiane do të jenë kurdoherë vëllazërore, në të mirë të paqes dhe të lirive fetare. “