KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ TAKON SH.T IMZOT PAUL R. GALLAGHER, SEKRETAR I VATIKANIT PËR MARRËDHËNIET ME SHTETET DHE ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE

Sekretari i shtetit të Vatikanit për marrdhëniet me shtetet dhe orgnizatat ndërkombëtare Imzot Paul Richard Gallagher po zhvillon një vizitë tre ditore në vendin tonë.

Duke pasur parasysh traditën e shkëlqyer të lidhjeve mes Shqipërisë dhe Selisë Shenjtë, kjo vizitë e prelatit të lartë merr një rëndësi dhe kuptim të veçantë. Nisur nga kjo, sot, më datë 20 mars 2023, Sh.T. Imzot Paul R. Gallagher, organizoi një takim me përfaqësues e lider të Komuniteteve fetare.

Biseda me Kryegjyshin Botëror Bektashian,  Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ishte në kuadër të mardhënieve të shkëlqyera të Vatikanit me Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë Shqipëri, dhe vazhdimin edhe me tej të këtyre mardhënieve.

Gjatë takimit, Imzot Paul Richard Gallagher, vlerësoi punën e bërë nga Kryegjyshi Botëror dhe Komunitetet fetare në Shqipëri, Ballkan dhe më gjerë duke vënë theksin në rolin e rëndësishëm dhe angazhimin e Shqipërisë për stabilitetin në rajon. “Liria e fesë dhe besimit është një realitet praktik në Shqipëri dhe bota mund të mësojë shumë nga përvoja shqiptare në respektimin e lirisë së mendimit, ndërgjegjes, fesë apo besimit dhe arritjen e harmonisë fetare”-pohoi ai.