Ditën e sotme, më 24 prill 2023, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj zhvilloi një takim kortezie në Nunziaturën Apostolike, në Tiranë, me Nunzin Apostolik, Luiggi Bonazzi.
Në këtë takim u fol për intensifikimin e mardhënieve dypalëshe të miqësisë dhe bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, për demokracinë dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut, siç është ajo e besimit në fe, midis Selisë së Shenjtë të Vatikanit dhe Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.