Ditën e sotme Kryegjyshi Botëror Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj u prit në një takim të veçantë nga Prefektja e Qarkut të Tiranës Suzana Jahollari.
Kryegjyshi Boteror e falenderoj për mikpritjen dhe ndër të tjera e vuri theksin të bashkëpunimi i ndërsjelltë i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Selia e Shenjtë si dhe Komunitetit bektashian me Prefekturën e Qarkut të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë.
Prefektja Jahollari duke falenderuar Kryegjyshin u shpreh e gatëshme për bashkëpunime të tjera në vazhdim, në të mirë të vendit tonë duke parë nga e ardhmja.