Kryegjyshi Botëror uron mësuesit kudo që ndodhen në Shqipëri, Kosovë, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Diasporë… me rastin e Festës së 7 Marsit!

7 Marsi i mirëseardhur përmes urimeve më të bukura, tufave të luleve dhe dashurive pafund, na ngjall të gjithëve ndjesinë e mbrekullueshme të respektit më të thellë për veprën e mësuesve tanë.
Krejt sakrifica e tyre, e mishëruar në vite pambarim të përcjelljes së dijeve, të mësimit  me dashurinë për shqipërinë tonë, është shndrruar në edukimin e brezave, në frymëmarrje të lirive dhe aspiratave të ëndërruara.
Personalisht, simbolika e kësaj dite, më lidh akoma më shumë me historinë 800 vjeçare të bektashizmit. Pa më të voglën mëdyshje, në vargun e gjatë dhe të lavdishëm të mësuesve, unë do të rënditja edhe qindra klerikë bektashianë, të cilët i shndrruan teqet e tyre në vatra të dijes dhe mësimit të gjuhës shqipe. Së bashku me shpresën tek Zoti i Madh, ata ushqyen breza të tërë fëmijësh me dashurinë për atdheun dhe shenjtërinë e lirisë.
Nder dhe respekt të veçantë, mësuesve të djeshëm dhe të sotmëve.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që shpërndajnë së bashku me dritën e diturisë edhe paqen e shpirtrave.

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ