TAKIM I SUKSESSHEM I KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN NË PARIS
Ne mesditen e sotme, Kryegjyshi Boteror i Bektashinjve, Hiresia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj zhvilloi nje takim ne Ministrine e Jashtme franceze. Ai u prit nga ambasadori Jean-Christophe Peaucelle, i ngarkuari per marrdheniet me fete.
Qysh ne fillim, kryegjyshi boteror i beri nje ekspoze te veprimtarive te Selise se Shenjte bektashiane, duke u ndalur sidomos ne misionin e saj historik per arritjen e vellazerise fetare ne Shqipërinë, ne Balkan e me gjere.
Me tej kryegjyshi vijoi me idene se tarikati bektashian,qeprej lindjes se tij e deri sot ka shfaqur vetem ndjenja te bashkimit njerezor, te devocionit ndaj Krijuesit si edhe ka realizuar nje bashkejetese te mrekullueshme me çdo komunitet ane e kend botes.
Interesimit te ambasadorit Peaucelle per marrdheniet e Selise se Shenjte me shtetet e mekanizmat e huaja fetare Baba Mondi u pergjigj ndermjet te Thera e: “Me qene se Qendra boterore e bektashinjve ndodhet ne Tiranë, ne jemi te ndergjegjshem per misionin historik qe kemi. Ne perpiqemi çdo dite te kemi realisht marrdhenie vellazerore me te gjitha organizmat fetare dhe shtetet, te cilat ne themel te tyre synojne paqen universale, lirite fetare e njerezore per prosperitetin e ko beve. Kemi qene e mbetemi promotorre te lirise njerezore por kurdohere ne lufte te papajtueshme me çdo lloj islami politik, radikalizmi apo terrorizmi. Ne jemi nje, ne i besojme nje Zoti te vetem dhe kemi mijera motive qe na bashkojne, duke mos pa sur asgje qe na ndan.”
Nga ana e tij, Ambasadori Peaucelle u shpreh i kenaqur per keto qendrime dhe vleresoi veprimtarine bektashiane, ne çdo komunitet te tille qe nga Turqia deri ne SHBA. Ai çmoi mendimin e urte e te mençur te kryegjyshit boteror duke qene i sigurte ne perkrahjen e ketij tarikati.
Ne takim mori pjese edhe Thomas Berlin, drejtor i departmentit per Ballkanin pere dimora ne Ministrine per Evropen dhe te puneve te jashtme te Frances.