Me rastin e kremtimit të Ditës së Ashures, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ka dërguar një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për besimtarët bektashinj dhe për Selinë e Shenjtë Bektashiane. Në letrën drejtuar Kryegjyshit Botëror Bektashian, ai shpreh vlerësimin për vullnetin dhe përkushtimin e komunitetit bektashian në promovimin e vlerave humaniste dhe vëllazërore që përçon kjo doktrinë. Edhe pse i pamundur të marrë pjesë fizikisht, Kryeministri bashkohet në mendje dhe zemër me besimtarët në këtë ditë të shënuar shpirtërore.

