
Në pamundësi për të qenë fizikisht në Iftarin e shtruar të enjten më 6 mars 2027 nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Kryeministri i Republikës së Shqipërizë, Z. Edi Rama, i ka dërguar një mesazh urimi Kryegjyshit, Dede Baba, Edmond Brahimaj, ku i konfirmon: “… Shenjtëria Juaj! Ju falënderoj përzemërsisht për ftesën që më keni dërguar për të marrë pjesë në iftarin tradicional, të organizuar në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Do të dëshiroja shumë të isha bashkë me Ju dhe të ftuarit Tuaj pasditen e 5 marsit, në Odeon, në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, por për shkak të angazhimeve të planifikuara kohë më parë, e kam të pamundur pjesëmarrjen.
Me këtë rast, Ju përcjell urimet e mia më të mira në këtë muaj të shenjtë të adhurimit dhe të sakrificës për promovimin e vlerave më të thella njerëzore, duke forcuar lidhjet tona shpirtërore në solidaritet e dhembshuri për njerëzit e pamundur.
Duke Ju uruar shëndet, si edhe prosperitet dhe paqe Selisë së Shenjtë Bektashiane,
pranoni, Shenjtëri, shprehjen e konsideratës sime më të lartë. Miqësisht, Edi Rama!”
