Ditën e enjte, më datë 11 nëntor 2021, Kryetari i ri i Komitetit Shtetëror të Kulteve z. Klodjan Bulku vizitoi Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, ku u prit edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Gjatë takimit morën pjesë edhe z. Lirim Neziraj, punonjës i Komitetit Shtetëror të Kulteve dhe znj. Sheldiana Jano, punonjëse e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane.
Ky takim vjen në kuadër të emërimit të z. Bulku në krye të institucionit të kulteve së fundmi.
Takimi i prezantimit të Kryetarit të ri të KSHK, u vijua me vizitën ne mjediset e Odeonit; biblotekën, muzeun e bektashizmit, arkivin e dokumentave, fototekë , fonotekë etj. Kryegjyshi e përgëzoi dhe uroi për detyrën e re Kryetarin dhe i siguroi bashkëpunim nga ana e Kryegjyshatës kurdoherë për çdo çështje dhe shqetësim të komunitetit.
Në përfundim foto dhe lenia e përshtypjes së Kryetarit z. Bulku pas vizitës në Selinë e Shenjtë.