Kryegjyshi Botëror Bektashian Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në një takim Kryetarin e tarikatit Rufai, Shejh Qemaludin Reka.
Shejh Qemaludin Reka, shoqërohej në këtë takim nga: Shejhlerë të ndryshëm nga Gjermania, Shejh Xhevat Shehu i tarikatit Alevi nga Firence si dhe nga dervish të ndryshëm nga Belgjika, Franca dhe Hollanda.
Gjatë takimit me Kryegjyshin Botëror, ata zhvilluan dhe një vizitë të veçantë në Muzeun e Bektashizmit ku u njohën me historikun , udhëtimin e tarikatit Bektashian ndër vite dhe sfidat e sotme.
Kryegjyshi e falënderoi z. Reka për vizitën dhe urimet dhe shprehu gatishmërinë e tij për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërmjet këtij tarikati dhe Komunitetit Bektashian.