KRYHEN RITET E NATËS SË KADRIT

Mbrëmjen e 26 marsit, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me prezencë të agjëruesve besimtarëve të shumtë dhe dashamirësve, u kryhen ritet për ditën e veçantë të agjërimit, siç është Nata e Kadrit, krahas të tjerave, u bënë lutje dhe u lexuan pjesë Kur’ani. Ishte kërkesa e Kryegjyshit Botëror, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj që të bëhej një hatme për nder të muajit të madhërueshëm të Ramazanit në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe ta kurorëzonim përfundimin, me një lutje përmbyllëse ku më pas u fal namazi. Të pranishmit, pas këtyre riteve, kaluan në darkën e kësaj dite të shënuar.

Fotot: Nuri ÇUMANI