Leksion online i Dede Edmond Brahimajt, me studentët e masterit në Studimet Islame, në Universitetin e Vjenës

Ditën e martë, datë 1 qershor 2021, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, mori pjesë në leksionin e hapur me studentët e masterit në Studimet Islame në Universitetin e Vjenës, për të folur mbi komunitetet dhe edukimin fetar në Shqipëri, realizuar me ftesë të Prof. Ednan Aslan në kuadër të bashkëpunimit me Departamentin e Shkencave Islame, Bedër.
Ligjërat e Dede Edmond Brahimajt u ndoq me interes nga studentët, të cilët në fund, bënë dhe pyetje, për të cilat morën përgjigjet përkatëse nga kumtuesi.