Letër urimi e Imzot Angelo MASSAFRA OFM, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult, drejtuar Kryegjyshit Botëror për Kurban Bajramin

ARQIPESHKVIA METROPOLITANE
SGKODER-PULT (ALBANIA)
Shkodër, 09/08/19

Hirësisë së Tij  Haxhi Baba Edmond Brahimaj

Vëllezërve dhe motrave Bektashinj

Në emër të besimtarëve katolikë të Arqipeshkvisë së Shkodrës Ju  uroj çdo të mirë për festën e  ‘ID AL – ADHA , dmth. Kurban-Bajramit.
Festa e sotme kujton provën e fesë që pati Abrahami, i cili për të dëshmuar fenë në Hyjin ishte i gatshëm për të fliuar djalin e tij. Por Hyji e shpërblei duke zvendësuar djalin me një qengj.
Kurbani i vërtetë, si flijmi i Abrahamit, është zbatimi i vullnesës së Zotit, është respekti i të drejtave njërëzore dhe lirisë së fesë, është besimi ndaj tjetrit, si na ka dëshmuar Abrahami, Ati ynë i përbashkët në fe.
Duke ju lutur Zotin per juve, ju uroj

PËR  SHUMË  VJET  KURBAN  BAJRAMIN.

Imzot Angelo MASSAFRA OFM
Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pult