MBRËMJE SURPRIZË, PËR DEDE EDMOND BRAHIMAJN, ME RASTIN E DITËLINDJES

Miq, kolegë, krerë të besimeve fetarë në Shqipëri, ambasadorë, drejtues vendorë, personalitete të njohura nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Turqia e disa vende të tjera, i bënë një surprizë të veçantë mbrëmjen e djeshme, Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, në ditën e ditëlindjes (64-vjeç) së Tij: Në orën 19:00, kur të gjithë ishin ulur në lokalin “Piaza” të Tiranës, i bënë ftesën surprizë, Dede Edmond Brahimajt që të vinte mes tyre.
Dhe kështu ndodhi. Ishte një mbrëmje krejt e veçantë shoqërore e miqësore, pa protokoll e hierarki të ftuarish, që ishte përgatitur mjeshtërisht; e konceptuar me përshëndetje të veçanta, interpretime nga artistë të njohur dhe foto të shumta…
Kjo mbrëmje surprizë dhe aktiviteti, u moderuan nga gazetari i njohur Ferdinand Samarxhi,
”Nderi i Kombit”.
Ndër pjesëmarrësit, mund të përmendim: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Bujar Spahiu; Nunzi Apostolik, Luigi Bonazzi; Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë Anastas Janullatos; Arqipeshkvi i Kishës Katolike, Monsinjor Arjan Dodaj;
Hiresi Asti Bakallbashi klerik i Kishës Ortodokse të Shqipwrisë; Ambasadore e Izraelit në Shqipëri Sh. S. Znj. Galit Peleg; Presidenti “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu; biznesmeni, Tom Doshi; botuesi Fari Balliu; biznesmeni Kadri Morina, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Velija; Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian LLatja; Kryetari i Bashkisë Meltepe-Stamboll z. Ali Kiliç; Tenori i njohur, ‘Nderi i Kombit’, Kastriot Tusha; aktori i njohur, “Nderi i Kombit”, Bujar Asqeriu etj…
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, i falënderoi organizatorët për këtë surprizë dhe premtoi më shumë punë e bashkëpunim për të ardhmen.
Urime dhe fjalë zemre për Dede Edmond Brahimajn, adresuar Erion Velija, Kryetar i Bashkisë së Tiranës; Ali Kiliç, Kryetari i Bashkisë Meltepe-Stamboll, etj.\
Përshëndetjet u alternuan me interpretime në shqip e gjuhë të tjera nga tenori Kastriot Tusha dhe aktori Bujar Asqeriu.
Mbrëmja u ndoq dhe u pasqyruar gjerësisht nga shumë televizione.