Si çdo vit, edhe sot, 16 korrik 2024, në ditën e dhjetë të Matemit, për t’i dhënë fund periudhës së agjërimi, në Selinë e Shenjtë Bektashiane, në drejtimin e Kryegjyshit Botëror, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, si dhe në çdo teqe bektashiane , u zhvillua një ceremoni gjatë së cilës, besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj, në mbrëmje, u vu Ashurja në zjarr.
Po ashtu Kryegjyshi, në prani të klerikëve, besimtarëve dhe shumë dashamirësve të bektashizmit, bëri edhe një lutje të posaçme për këtë ditë të veçantë.
Ashurja është ëmbëlsira e posaçme, që merr emrin e kësaj dite. Dita e dhjetë do të thotë Ashure, e cila shënon përvjetorin e vdekjes së Imam Hysenit në Qerbela. Ashurja gatuhet me grurë, ujë, niseshte, fasule, bath, misër, fiq të thatë, rrush të thatë, arra sheqer (ose mjaltë, pkmez, musht), kanellë. Në ceremoninë fetare recitohet me zë të lartë, mersije, bëhen lutje fetare në një heshtje zie. Pastaj bëhen vizita, populli dhe besimtarët shijojnë ashuren, përmendin heroin e Qerbelasë Hysenin.
Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ