MË 11 MAJ 7 VJET NGA TAKIMI NË VATIKAN, I DEDE EDMOND BRAHIMAJT, ME PAPA FRANÇESKUN

Të enjten, më 11 maj 2023, mbushen plot shtatë vite nga takimi, i Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, me Papa Françeskun, së Selinë e Shenjtë, në Vatikan. Ky takim i rëndësishëm zyrtar, pritja dhe bisedat konstuktive, forcuan më tej bashkëpunimin në misionin e përbashkët për paqe, dialog fetar e vëllazëri!
“…Ky takim i frytshëm me Papën e Romës, në Vatikan, në kuadër të vizitës dy ditore të delegacionit (10-11 maj të vitit 2015), me ftesë të Kreut të Selisë së Shenjtë, u bë me ftesën e mikpritësve. …Takimet me klerikët e funksionarët e Selisë së Vatikanit, sidomos pritja e veçantë dhe biseda me Papa Franceskun, forcoi më tej bashkëpunimin, miqësinë dhe punën e misionit tonë të përbashkët për paqe, mirësi, tolerancë fetare e vëllazëri kudo në botë. Jemi takuar dhe herë të tjera me Papën e Romës, takime të cilat synojnë forcimin e mëtejshëm të misionit tonë, por ky takim vëllazëror, shënoi angazhimin e përbashkët për më shumë bashkëpunim të frytshëm…”- pohon mes të tjerave, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Në takimin mes Papës dhe Kryegjyshit Botëror Bektashian, ndër të tjerë, merrte pjesë dhe Visar Zhiti, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Shqipërisë në Vatikan.
…Ishte hera e parë që bashkësia e bektashinjve takohet me Pasardhësin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjë që i jep vizitës së këtij delegacioni karakter të rëndësishëm historik, siç e theksoi dhe Radio Vatikani, seksioni i gjuhës shqipe, në lajmet e veta …. Në momenti e takimit, Papa theksoi “Jam i lumtur që pres një mik të mirë nga Shqipëria!”, ndërsa vlerësimi i Kryegjyshit Botëqror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj e quajti Papa Françeskun “Vëllai i madh, që punon për paqen botërore!” .
…Në këtë bisedë tejet miqësore, Papa Francesku, ndër të tjera theksoi: “…Kam mbresa shumë të mira nga vizita në Shqipëri, më bëri përshtypje rinia. Jam i befasuar nga historia e martirëve shqiptarë. …Shqiptarët janë në rrugë të drejtë, drejt zotit dhe përparimit. Popullit shqiptar i jap me gjithë zemër bekimin tim dhe lus Zotin ta mbrojë, ta ndihmojë të ecë përpara e kurrë, kurrë, kurrë të mos lejojë luftën ndërmjet bijve të tij. Amen!”.
Vlerësimet e ndërsjellta mes Papës e Kryegjyshit për misionet që ata kryejnë, përfshinë dhe mendimet e tyre dhe angazhimet për forcimin e respektit, bashkëpunimit e forcimit të bashkëjetesës, dialogut ndërfetar, përpjekjeve për paqe, urtësi e mirësi. Pas takimit të përzemërt, po më 11 maj, Kryegjyshi dha një intervistë të zgjeruar për Radio-Vatikanin.
Ky takim, pati jehonë në mediet botërore në kohë reale dhe në vijimësi.

Fotot-Arkiv