Me rastin e muajit të Madhërueshëm të Ramazanit dhe të festimeve të Bajramit të Madh, më datë 12 maj 2021, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka shpërndarë pako me ndihma në ushqime e veshëmbathje për njerëzit në nevojë. Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane jane dhuruar 30 pako me ushqime për ” Shoqatën Kombëtare të Prindërve për kujdesin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar”, me përfaqësues z. Shefqet Taku, 40 pako me ushqime për shoqatën “Krah për Krah” Korçë, me përfaqësues Eduard Merolli, 50 pako me ndihma ushqimore për pensionistë, të vobektë dhe invalidë anëtarë bektashinj në nevojë ekonomike.
Me këtë rast, Kryegjyshi Botëror dha mesazh urimi dhe shpërblimi të sakrificës së muajit të Shenjtë të Ramazanit për të gjithë argjëruesit , dhe luti Zotin e Madhërishëm për shëndet e mirësi për të gjithë njerëzit në nevojë anë e kënd botës.