MESAZH I KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, NË 23-VJETORIN E TRAGJEDISË SE 11 SHTATORIT 2001

Në 23-vjetorin e ngjarjes tragjike e tronditëse të 11 shtatorit 2001, ku terrorizmi hodhi në erë kullat binjake në SHBA, duke vrarë qindra njerëz të pafajshëm, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, nëpërmjet një mesazhi, duke pohuar që shpirtrat e viktimave të kësaj tragjedie të prehen në paqe, bën dhe një herë apel për vigjilencë e harmoni njerëzore për të evituar tragjedi të tilla që marrin jetë të pafajshme.
Ndër të tjera, në mesazhin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, thuhet: “…SHBA dhe e gjithë bota mbarë, u tronditën nga sulmi terrorist që u mori jetën mijëra njerëzve të pafajshëm me kombësi nga e gjithë bota, 23 vjet më parë. Promovimi i demokracisë, lirisë, të drejtave të njeriut , që promovohet nga SHBA është burim i pashtershëm ndikimi nga e cila duhet të marrin shembull kombet në mbarë botën, duke mos lejuar që asnjë akt maka terrorist e ekstremist të cënojë të drejtat, pavarësinë e shteteve e jetën e njeriut. Shpirtrat e mijëra njerëzve të pafajshëm të vrarë mizorisht u prehshin në paqe, e bota duhet të nxjerr mësime për të ruajtur paqen, demokracinë, të drejtat dhe njerëzimin!”