MESAZH I KRYEGJYSHIT BOTËROR BEKTASHIAN, PËR 145-VJETORIN E LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

Në një mesazh të publikuar sot, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, uron e bekon gjithë shqiptarët kudo që janë, me rastin e përvjetorit të 145-të të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ndër të tjera, në këtë mesazh, Dede Edmond Brahimaj, vlerëson këtë datë të shënuar për kombin shqiptar, rolin e patriotëve e atrdhetarëve që përgatitën e zhvilluan këtë Kuvend historik, duke bërë njëkohësisht apel ndaj strukturave shtetërore e shoqërore, faktorëve të tjerë të shoqërisë, se duke përkujtuar sot këtë ngjarje, është e nevojshme të kemi më shumë dashuri, paqe, harmoni, solidaritet, përpjekje për përballimin e situatave aktuale dhe besim të pa lëkundur tek i Madhi Zot, për ditë më të mira për shqiptarët. “Në Prizrenin historik, atdhetarët shqiptar, si sot 145 vite më parë, Lidhjen Shqiptare, ngjarje e rëndësishme që shënoi pikën e kthesës për ekzistencën e kombit shqiptar dhe identitetit të tyre historik. Për më tepër, sot në këtë ditë, në situatat që po kalojnë shqiptarët, në Shqipwri, veçanërisht në Kosovë e, kudo që janë, kërkohet më shumë përgjegjësi e maturi, për tu bashkuar e ndërgjegjësuar që të bëjmë më të mirën për kombin, të lëmë pas qefmbetje e mëri, të dëgjojmë e bashkëpunojmë sinqerisht me aleatët historik të shqiptarëve, në mënyrë që të evitojmë konfliktet që mund të sjellin pasoja të rënda. U uroj e bekoj të gjithëve, paqe shëndet e lumturi. Zoti u bekoftë..”-thuhet ndër të tjera në mesazhin e Kryegjyshit Botëror Bektashian.