MESAZH I KRYEGJYSHIT BOTËROR TË BEKTASHINJVE ME RASTIN E 17 SHKURTIT – DITËS SË PAVARËSISË SË KOSOVËS

Të dashur motra dhe vëllezër,
Me rastin e 17 Shkurtit, 18 vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, kam nderin dhe përgjegjësinë shpirtërore të përcjell urimet më të përzemërta dhe bekimet më të sinqerta për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Sot përkujtojmë me krenari një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare – shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008 – akt që vulosi sakrificën e brezave të tërë për liri, dinjitet dhe të drejtën për të jetuar të lirë në truallin e tyre.
Në këtë ditë të shenjtë për kombin, përulemi me respekt para dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e Kosovës. Kujtimi i tyre mbetet udhërrëfyes për forcimin e shtetit, për unitetin kombëtar dhe për ndërtimin e një shoqërie të drejtë e demokratike.
Fryma e bektashizmit, e mbështetur në dashuri, paqe, mirëkuptim dhe bashkëjetesë ndërfetare, le të jetë themel i përparimit dhe harmonisë shoqërore. Vetëm përmes unitetit, mençurisë dhe respektit të ndërsjellë mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për brezat që vijnë.
Lutem që Zoti ta bekojë Kosova me paqe të qëndrueshme, zhvillim dhe begati, si dhe ta forcojë gjithnjë e më shumë në rrugën e saj euroatlantike dhe ndërkombëtare.
Gëzuar 17 Shkurtin!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
Me respekt dhe bekim,
Kryegjysh Botëror i Bektashinjve
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj