Mesazh Ngushëllimi! Drejtuar Ambasadës së Urdhrit të Maltës në Shqipëri

Ngushëllim drejtuar Ambasadorit të Urdhërit të Maltës në Tiranë
Shkëlqesisë së Tij Stefano PALUMBO

Shkëlqesi Ambasador,
Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga kjo botë të përsonalitetit të lartë të fesë dhe dijes, Fra ‘Giacomo Dalla Torre del Tempio di Sanguinetto, Princ  dhe  Mjeshtër  i  Madh  i Urdhrit  Sovran  të  Maltës.
Kontributi i tij i gjerë dhe i shquar do të mbetet një pikë referimi për të gjthë ata, që çdo rrahje zemre, në këtë botë, e shohin kurdoherë në bashkëjetesën unike me devotshmërinë ndaj Krijuesit.
Në cilësinë e Kryegjyshit Botëror ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Trupi i vëllait tonë u prehtë në paqen e amëshuar!
Amin!

 

KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ