Me pikëllim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga kjo jetë të Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, mike e çmuar e kombit tonë.
Kontributi i saj i gjerë dhe i shquar do të mbetet një pikë referimi për të gjthë ata, që çdo rrahje zemre, në këtë botë, e shohin kurdoherë në bashkëjetesën unike me devotshmërinë ndaj Krijuesit.
Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës për udhëheqësinë e saj në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe për mbështetjen që i dha vendit tonë për antarësimin në NATO.
Në cilësinë e Kryegjyshit Botëror ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe popullit amerikan.
Lutemi që shpirti i motrës tonë të prehet në paqen e amëshuar!
Amin!