Mesazh Urimi për ditëlindje Presidentes së Republikës së Kosovës Shkëlqesisë së Saj znj. Vjosa Osmani

E nderuar znj. Osmani,
Sot, në këtë ditë të 39 vjetorit Tuaj, I lutem Zotit që t’ju japë jetëgjatësi, shëndet, lumturi dhe energji për të kontribuar më tej me përkushtimin dhe mençurinë Tuaj për të mirën e Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës. Si Udhëheqës Botërore i Bektashinjve, në emër të miliona besimtarëve tanë në të gjithë botën, unë Ju shpreh konsideratat më të thella si kryetare  shtetit dhe si një intelektuale që me mençuri e me zgjuarsinë që Ju  karakterizon do të dini të drejtoni Republikën e Kosovës drejt prosperitetit, zhvillimit e demokracisë së qëndrueshme me atdhedashuri gjithnjë mbështetur edhe në sloganin e bektashizmit “pa atdhe nuk ka fe”.
Zoti Ju bekoftë në këtë ditë të shënuar të jetës Suaj!
Amin!

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve
Shenjtëria e Tij
Haxhi Dede Edmond Brahimaj