Vëllai im, Janullatos!
Mësova nga mediat për sëmundjen Tuaj, me Covid-19 dhe sinqerisht jam trishtuar. Ju kini qenë dhe mbeteni jo thjesht prijës i grigjës suaj të krishterë, por edhe një mik, një vëlla i bektashinjve të Shqipërisë.
Ju siguroj vëllai im, se lutemi tek Zoti i Lartë për shëndetin Tuaj, duke ju uruar shërim të shpejtë, e të të kemi sa më shpejtë pranë nesh, ne dhe gjithë besimtarët e Kishës Ortodokse.
Lutem për Ju!
Sinqerisht i Juaji
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.