Vëllai im, George Frendo!
Më trishtoi lajmi për sëmundjen e Covid-19 që ju gjeti Juve, pikërisht në këtë ditë, të pandemisë botërore. Më trishtoi sepse sidomos në këto ditë të vështira, besimtarët i kanë sytë nga ne, për një fjalë të urtë dhe të ngrohtë, ashtu siç dini Ju, për një shpresë më të madhe.
Por, ndërkaq jam i bindur vëllai im, se ju do të gjeni forcë për të përballuar sëmundjen dhe unë u bashkohem lutjeve të mijëra besimtarëve të krishterë katolikë të Shqipërisë, për shërim sa më të shpejtë dhe kthimin në gjirin tonë.
Lutem për Ju!
Sinqerisht i Juaji
Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.