Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj: “Të dashur miq! Po ndjekim me shqetësimin e natyrshëm njerëzor ngjarjet e shkaktuara nga tërmeti i disa orëve më parë, dhe në mënyrë të veçantë, dëmet në Durrës dhe Krujë. Jemi pranë dhimbjes së familjarëve të viktimave duke ndarë së bashku pikëllimin e thellë, sikundër japim forcë dhe kurajë shpirtërore për të lënduarit e shumtë fizikisht. Ngjarje të tilla të pa parashikuara natyrore, na bëjnë të jemi sa më pranë njeri-tjetrit dhe i lutemi Zotit të Lartë të na japë forcë e vullnet, t’i kapërcejmë sa më butë këto situata.
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Amin!”