MINISTRI GJERMAN I USHQIMIT DHE BUJQËSISË CEM ÖZDEMIR VIZITON KRYEGJYSHATËN BOTËRORE BEKTASHIANE 

Ditën e mërkurë, 7 gusht 2024, Ministri Gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, z. Cem Özdemir zhvilloi një vizitë të shkurtër në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Selia e Shenjtë në Tiranë.
Z. Cem u prit gjatë kësaj vizite edhe nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, të cilit i shprehu ngushëllimet më të thella dhe sinqerta për humbjen e myhibes dhe njeriut më të afërt.
Nga ana e tij Kryegjyshi e falenderoj për fjalët e sinqerta dhe të ndjera duke e vazhduar më tej diskutimin rreth bektashizmit, historisë së tij gati 8 shekullore, si dhe rolin e fesë në kuadër të harmonisë fetare në Shqipëri, rajon dhe paqes në botë.
Në fund, z. Cem zhvilloi edhe një vizitë në mjediset e Odeonit (qendër fetare-kulturore), ku u njoh nga afër me muzeun e bektashizmit, bibliotekën, arkivin, fototekën/fonotekën, galerinë etj.

Përgatiti: Xh. ÇULLHAJ