24 – 25 tetor 2020:
Mokra N’Fest!
Mokrarët festuan ashtu si vetëm ata dinë ta bëjnë me dolli dhe gatime tradicionale. Veshje popullore, performanca artistike, panair artizanësh etj. Viti i parë i një feste që do të bëhet traditë.
Gjatë dy ditëve “Mokra N’ Festë ” u realizuan një sërë aktivitetesh, performanca muzikore, kulinari, gatime mokrare, produkte pogradecare, etj. si:
Gatime tradicionale nga Mokra dhe Pogradeci, Ekspozim të produkteve bujqësore dhe blegtorale, Performancë shoqëruar me vegla të ndryshme muzikore, Ekspozim të punimeve artizanale dhe artistike, Prodhim Vere & raki e llojeve të ndryshme, Performancë të grupeve folklorike, Perpunimi i mishit dhe qumshtit, Birrat Shqipëtare / Uji Shqipëtar, Koktel ushqimi dhe pije të zonës, Hiking nëpër shtigjet e virgjëra dhe atraksionet kulturore që ka Zona e Mokrës (Gradishtë, Ura e Golikut, Varret e Selcës, etj.)
Nderoj me pjesmarrjen e Tij në këtë ceremoni edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Fjala e Kryegjyshit:
Jam shumë i nderuar që mora pjesë në këtë ceremoni kaq të bukur, ku treguam vlerat e kësaj krahine të lashtë, heroike, bujare, besimdashëse dhe gjithë të mirat që ka bekuar nga Zoti.
Edhe një herë, të gjithë bashkë, në këto kushte të vështira, në këtë pandemi, uroj dhe bekoj të dalim gjithmonë faqebardhë.
Siç dihet jeta është luftë, lufta ka shumë beteja, dhe këtë betejë që kemi përpara besoj do ta fitojmë me ndihmën e Zotit, të gjithë bashkë.
Unë uroj dhe bekoj, qofshi dritë!
Zoti ju nderoftë të gjithëve që merni pjesë në këtë ditë të bukur!
Faleminderit!
KRYEGJYSHI BOTËROR BEKTASHIAN
HIRËSIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ