MUAJ I RAMAZANIT. KRYEGJYSHI  BOTËROR BEKTASHIAN, HAXHI DEDE  EDMOND BRAHIMAJ, SHTRON IFTAR

Ditën e enjte, Kryegjyshi Botëror Bektashin, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka shtruar një iftar, në mjediset e Odeonit, në Selinë e Shenjtë Bektashiane. Të ftuar në këtë iftar, ishin klerikë bektashian, krerë të besimeve të tjerë fetarë në Shqipëri; drejtues e përfaqësues të gjyshatave në Shqipëri e jashtë saj, intelektualë të fushave të ndryshme, studiues, historianë, drejtues të institucioneve shtetërore e vendore; besimtarë nga të gjitha trevat shqiptare etj…
Kryegjyshi Botëror Bektashian dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman, uruan të pranishmit për agjërim të mbarë dhe nevojën për forcimin e ndjesive shpirtërore, ndjenjën e solidaritetit shoqëror e vëllazëror, shpirtit human dhe forcimin e adhurimit për të Madhin Zot.

Fotot: N. ÇUMANI