MUAJI I RAMAZANIT / KRYEMINISTRI EDI RAMA SHTRON IFTAR

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama shtruan një darkë Iftari këtë të premte, 28 mars 2025, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm në këtë darkë ishin edhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, politikanë, ministra, artistë, mjekë, mësues e pedagogë, gazetarë, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe të komuniteteve të tjera fetare etj…

Fotot: Nuri ÇUMANI