E mërkura e 26 marsit 2025, e inkuadruar në ditët e Muajit të Madhërishëm të Ramazanit, është dita e veçantë e agjërimit, është Nata e Kadrit. Këtë ditë dhe në mbrëmjen e saj, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Bektashiane në Tiranë, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me prezencë të agjëruesve dhe besimtarëve të shumtë, do të kryhen ritet përkatëse.
Pasditen e së mërkurës, krahas të tjerave, do të bëhen lutje, do të lexohen pjesë Kur’ani dhe në fund, është darka e Iftarit.
Ç`është Nata e Kadrit?
Nata e Kadrit është nata në të cilën Pejgamberit Muhamed a.s., ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit. Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i fal të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet. Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet sem Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj!
Në mbasditën e datës 26 mars 2025, në ambjentet e Selisë Shenjtë do organizohet lutje me besimtarët, myhibët dhe dashamirsit, duke lexuar pjesë nga Kurani dhe më pas Iftari.