NATA E KADRIT, NË SELINË E SHENJTË BEKTASHIANE

Në Hatmen e Natës së Kadrit, mbrëmjen e 17 prillit, në sallën e madhe të Odeonit, drejtuar nga Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, morën pjesë edhe: Dervish Hasan Carkanji; kandidati për dervishë, Hisen Sulejmani; Myhibët Kristian Muço e Ali Bardhi. Ishin të pranishëm dhe: Nga tarikati Kadri, Sheh Bujar Harasani me dervishët e tij; nga tarikati Rufai, Qemalaudin Reka me dervishët e tij; Rektori i Universitetit ‘Luarasi’;. Prof. Et’hem Ruka dhe profesorë të tjerë.
Me këtë rast, u bë dhe Iftari.
HATME NGA DEDE EDMOND BRAHIMAJ
Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim!
Elhamdulilahi Rabil Alemin, Ue salatu ve selam Ala Resulina Muhamedin ve Ala Ali Hi ve Hasabih Exhmein. Me emrin e Zotit Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
Falënderimi i takon Zotit të gjithë botëve, paqja dhe bekimi i tij qoftë mbi të dërguarin e tij Muhamedin, familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij besnik deri ditën e fundit.
Me rastin e Natës së Kadrit zbritëm një Hatme në Kryegjyshatë
Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim!
Sot është nata e Kadrit, një natë e madhe me vlera të jashtëzakonshme, sepse në këtë natë filloi zbritja e Shpalljes Hyjnore, njerëzimit, nëpërmjet të dërguarit të Zotit, Muhamedit a.s., nga engjëlli Xhebrail. Zoti shtrin mëshirën e Tij në këtë natë për gjithë krijesat, veçanërisht për njeriun. Në Tokë zbresin engjëjt pranë njerëzve për të parë se sa ata e falënderojnë dhe madhërojnë Zotin për të mirat që i ka dhuruar njeriut me mëshirën e Tij. Rëndësinë e kësaj nate ia jep veçanërisht madhështia e Kuranit, që është udhëzimi dhe kushtetuta hyjnore për besimtarët myslimanë. Në Kryegjyshatë për hir të kësaj nate është kënduar i gjithë Kurani dhe është bërë një hatme për nder të muajit të Madhërueshëm të Ramazanit dhe që do të kurorëzohet në përfundim, me një lutje përmbyllëse, pikërisht në këtë natë të Kadrit. Kjo natë është më e vlefshmja, më e rëndësishmja, dritë për të gjithë njerëzimin. Zoti në Kuran në suren “Kadr”, ajeti 3, thotë: “Nata e Kadrit është më e rëndësishme se 1000 muaj.” Kurani është fjala e Zotit të Madhërishëm, që Engjëlli Xhibril ia përcolli profetit Muhamed për 23 vjet më radhë nga Leuhi Mahfudhi. Kurani si libër i shkruar në gjuhën arabe ka 600 faqe, 114 kapituj, 30 xhuze dhe 6666 ajete. Këto sipas komentuesve, dijetarëve të shquar islam ndahen në:
-1000 ajete përgëzuese
-1000 ajete frikësuese
-1000 ajete urdhëruese
-1000 ajete ndaluese
-1000 ajete shembuj e mësime
-1000 ajete lajme e tregime
-500 ajete për sendet e lejuara e të ndaluara
-100 ajete për lutje e madhërime
-66 ajete për këshilla
E kanë pyetur Profetin a. s. sa sevape ka ai që e lexon Kuranin? Ka thënë: “Për çdo shkronjë ka 50 sevape.” Sipas Tefsirit të Bejzaviut Kurani ka 99636 fjalë ose 323670 shkronja që janë të barabarta me 32367100 sevape. Këto ia dhurojmë pikë së pari profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, familjes së tij (Ehli Bejtit), shokëve të tij besnik deri ditën e fundit. Pastaj pjesëto për:
-Haxhi Bektashi
-Ballëm Sulltani
-Sali Njazi Dede
-Ali Riza Dede
-Kamber Ali Dede
-Xhaferr Sadik Dede
-Abaz Hilmi Dede
-Ahmet Myftar Dede
-Dede Reshat Bardhi
Me lutjen:
1-Kryegjyshi Dede Edmond Brahimaj këndon 3 herë suren Ihlas:
Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim
Kul-huvallahu ehad
Allahu samed
Lem jelid ve lem juled
Ue lem jekun lehu
Kufuven e had
Tekbiri(3 herë):ALLAHU EKBER,LA ILAHE ILL ALLAH, HU VALLAHU EKBER,ALLAHU EKBER ,VELILAHIL IL HAMD
2.Dervish Hasan Carkanji këndon suren Felek
Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim
Kul eudhu bi rabbil felek
Min sherri ma halak
Ue min sherri gasikin idha vekab
Ue min sherri nefathati fil ukad
Ue min sherri hasidin idha hased
Tekbiri (3 herë):ALLAHU EKBER,LA ILAHE ILL ALLAH, HU VALLAHU EKBER,ALLAHU EKBER ,VELILAHIL IL HAMD
3.Kristian Muço këndon suren Nas
Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim
Kul eudhu bi rabbin nas
Melikin nas
Ilahin nas
Min sherril vesvasil hannas
El ledhi juvesvisu fi sudurin nas
Minel xhinneti ue nas
Tekbiri(3 herë):ALLAHU EKBER,LA ILAHE ILL ALLAH, HU VALLAHU EKBER,ALLAHU EKBER ,VELILAHIL IL HAMD
4.Ali Ekber Bardhi këndon suren Fatiha
Bismilahirr rrahmanirr rrahim
Elhamdulilahi Rabil Alemin
Err Rrahmanirr Rrahim
Maliki Jeumidin
Ijake Nahbudu ue ijake Nesteain
Ihdinas Siratal Mustekim
Siratal ledhine en amte Alejhim, Gajril Magdubi Alejhim ue led dalin
Amin.
5.Hisen Sulejmani këndon 5 ajetet e para të sures Bekare:
Amine Bismilahirr Rrahmanirr Rrahim
Elif Lam Mim
Dhalikel kitabu la rejbe fihi huden lilmuçekine
El ledhine ju’uminune bil gajbi Ve jukimune es salate ve mimma rezeknahum junfikune
Vel ledhine ju’uminune bima unzile ilejke ve ma unzile min kablike ve bil ahireti hum jukinune
Ulaike ala huden min rabbihim ve ulaike humul muflihune
Tekbiri(3 herë):ALLAHU EKBER,LA ILAHE ILL ALLAH, HU VALLAHU EKBER,ALLAHU EKBER ,VELILAHIL IL HAMD
Bismilahi-Rrahmani-Rrahim
Të gjithë falënderimet janë për Zotin e botëve, paqja dhe shpëtimi për profetin tonë të dashur, Muhamedin a. s., për familjen e tij – Ehli Bejtin e nderuar, për shokët e tij besnik e të sinqertë dhe për të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri ditën e fundit!
O Zot! Ty të lutemi në këtë natë të madhe të Kadrit, natë e veçantë, ku Zoti zbriti Kuranin për tërë njerëzimin për ta udhëhequr në rrugë të drejtë. Kjo natë ka vlerën e 1000 muajve. Me këtë rast në këtë institucion i është kushtuar një hatme Kurani personaliteteve të kulturës fetare që u përmendën më lart që Zoti ia pranoftë këtë dhuratë dhe ia bëftë dritë në varret e tyre.
O Zot! Ne të pranishmit të lutemi që të gjithë këta të jenë strehuar dhe mbrojtur në mëshirën dhe kujdesin tënd të pafund në ditën e llogarisë.
O Zot! Dëgjoje lutjen tonë, që të jemi drejtuar vetëm Ty, dëgjoje thirrjen tonë në momentin kur ne po të thërrasim Ty. Na dhuro mirësi, paqe, qetësi, në familjet tona për shenjtërinë e muajit të madhërueshëm të Ramazanit dhe Kuranit Famëlartë që e zbrite në këtë natë të Kadrit.
O Zoti i gjithësisë! Ne jemi përqendruar para Teje në qetësi, të nënshtruar ndaj Teje, duke shpresuar te Ti, për shpërblimet që je për robërit e Tu për muajin e shenjtë të Ramazanit.
O Zot! O mëshiruesi i më mëshiruesve! Ti e di se cfarë ka në shpirtrat tanë, Ti e di nevojën tonë. Ti e njeh ndërgjegjen tonë. Për ty asgjë nuk mbetet e fshehtë, o strehues dhe mbrojtësi jonë. Na dhuro begatitë e këtij muaji të shenjtë të Ramazanit dhe Kuranit Famëlartë!
O Zot! Ndricoi sytë e zemrave tona me dritën e Kuarnit, hatme sheriff. Ndricimi i syve tanë vazhdon të jetë tek Ty për të pritur mëshirën tënde të pakufizuar për robt e Tu.
O Zot! Bëje Kuranin dritë derisa sytë e zemrave tona të grisin perdet e errësirës, derisa të arrijnë në vetë madhështinë dhe shprirtat tanë të bëhen të varur në lartësinë e madhëstisë Tënde.
O Zoti ynë! O edukuesi ynë! O sunduesi ynë! Na bëj ne të atill që kur Ti e thërret, ne të përgjigjemi Ty, të vështrojmë ty dhe të përulemi para madhështisë Tënde!
O Zoti ynë! O Bujari i më bujarëve! Na bëj ne prej atyre që mos ta heqim shpresën nga bujaria Jote e madhe. Gabimet dhe fajet që mund t’i kemi bërë, për hir të Kuranit Famëlartë, fjalës tënde mrekulli, tregohu i gjerë me ne dhe me mëshirën tënde fshiji ato në nderim të fjalës tënde, Kuranit Famëlartë.
O Zoti ynë! Për madhështinë e fjalës Tënde, Kuranit, na dhuro në zemra dashuri, e cila na afron te Ti, na dhuro që gjuhët tona të flasin vetëm drejtësi, që na afron vetëm tek Ti, na dhuro sy, vërtetësia e të cilave na afron te Ty o Krijuesi i gjithësisë.
O Zot! Kush ecën në rrugën Tënde sipas fjalës tënde, Kuranit, që ne e kemi lexuar të gjithë për Ty, hatme i Kuranit, t’ua dedikosh shpirtrave të ndjerë emrat e të cilëve u thanë më lart.
O Zot! Ne të pranishmit të lutemi që të mos na ndash nga rruga jote, që të jemi të shpëtuar, të strehuar pranë mëshirës Tënde të gjerë të këtij muaji të madhërishëm të Ramazanit dhe kësaj nate të madhe të Kadrit që përcolli mesazhin hyjnor për robt e Tu.
O Zoti ynë! Të lutemi mos na e ndaj gojën nga përmendja e emrave të tu dhe vullneti ynë të jetë në qetësinë e atyre emrave të bukur që tregojnë madhërimin tënd të pakufizuar.
O Zot! Me Ty dhe zotërimin tënd na bashko me të dashurit e tu, profetin dhe familjen e tij, që të kanë adhuruar vetëm Ty!
O Zot! Të lutemi me fjalën tënde, Kuranin, dhe ne kur të kalojmë nga kjo botë provizore për në botën e pasosur, ahiretin, na gëzo të takohemi me Ty, ditën kur Ti do të gjykosh robt e Tu. Pranoje pendimin tonë dhe mos i humb shpresat tona pranë bujarisë Tënde.
O Zot! Vetëm prej teje kërkojmë falje, sepse është cilësi e lartë e bujarisë Tënde.
O Zoti ynë! Vetëm Ty të lutemi t’u dhurosh paqe e qetësi për shpirtin e profetit Muhamed dhe te familjareve te tij – Ehli Bejtit, dhe për të gjithë ato figura të nderuara të institucionit tonë që kanë kaluar në botën tjetër. Na bashko me dritën më të gëzuar të madhështisë Tënde.
O Zoti ynë! O Vëzhguesi ynë! O Sunduesi ynë! Të gjithë ne të pranishmit në këtë institucion të lutemi edhe njëherë që të dërgosh përshëndetje e nderime të shumta të dërguarit tënd Muhamedit a.s. dhe familjes së tij Ehli Bejtit.
Amin!