Ditën e sotme, u nda nga jeta në moshën-89 vjeçare, myhibi bektashi, intelektuali i njohur, Lutfi Hanku. Si myhib, ai ishte dhe mbeti deri në fund të jetës praktikant, besimtar i devotshëm dhe përhapës i besimit të paqtë bektashian. Në veprat e tij letrare e publicistike (40 të tilla), bektashizmi, zë një vend të rëndësishëm. Me ndarjen e toj nga jeta, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ka ngushëlluar familjarë, të afërt e miq të Lutfi Hankut. Ndër të tjera, në mesazhin e tij thuhet: “Me rastin e ndarjes nga kjo jetë, të vëllait tonë, myhibit Lutfi Hanku, shpreh dhimbjen dhe ngushëlloj familjarë e të afër, besimtarët, për ndarjen nga jeta të bektashiut dhe intelektualit të njohur, i cili si myhib e intelektual, dha shumë për besimin tonë. Në librat e tij, një vend të rëndësishëm zenë dhe ngjarjet bektashiane, roli i këtij besimi të paqtë dhe i persinaliteteteve të tij. Lamtumirë vëllai ynë!”.
Lutfi Hanku lindi në Zerqan të Dibrës më 4.4.1933 nga një familje e mesme, patriotike me besim bektashian. Ai u rrit jetim. Mësimet e para i mbaroi në vendlindje. U aktivizua si pionier në luftën kundër pushtuesit italo-gjerman. Pas çlirimit të atdheut, vazhdoi studimet në Normale të Elbasanit dhe Uniken në Peshkopi. Më 1948-1952 ndoqi shkollën pedagogjike në Peshkopi dhe e mbaroi në Shkodër. Punoi me përkushtim si mësues në shkollën 7-vjeçare të qytetit të Bulqizës, Kastriotit, Zerqanit dhe inspektor arsimi. Më 1956-1960 mbaroi Universitetin Shtetëror të Tiranës, fakultetin Histori-Filologji. Nga viti 1960-1992, mësues i gjuhës shqipe në shkollat e mesme të qytetit të Peshkopisë. Ka drejtuar rrethet letrare të shkollave, bibliotekat dhe aktivitetet shkencore kulturore artistike. Është vlerësuar në konkurrimet kombëtare për drama, ansamble artistike dhe estrada me medalje nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Që në vitet ’60 ka botuar në shtypin monist përshkrime, skica letrare, tregime, monografi të shkurtra historiko-letrare në përmbledhje me shumë autorë dhe në gazeta e revista të sistemit monist dhe pluralist. Në TVSH janë shfaqur tre telefilma për heronjtë e Dibrës. Më 1974 botoi “Nëpër gjurmët e heroit” dhe më 1980 ribotoi “Nazmi Rushiti”. Në vitin 2000 “Kaçaku”, më 2003 “Drita e shpirtit”. Më 2006 romanin “Erdhi Caushi”, më 2009 “Marsi i vrarë” (vepër historiko-letrare). Më 1975, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Dekoruar dy herë nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, vlerësuar tri herë me dëshminë “Mirënjohja e kombit”, vlerësuar nga Bulqiza “Qytetar Nderi”. Ka drejtuar ca kohë gazetën “Dibra”.
Libra të autorit
1- “Takimi i parë” (novelë e tregime, Tiranë.1972, f. 113).
2- “ Pse dridhej harku i violinës” (tregime, 1974, f.100)
3-“Pendimi i arushit pa bisht” (pjesë për kukulla, 1975. Çmimi i dytë në konkursin Kombëtar të 30 vjetorit të Çlirimit të Atdheut.
4-“ Një ndodhi në det” (tregime, 1977, f.82)
5-“Qyteti prej rëre dhe pallati i vërtetë” (tregime, 1978, f. 75)
6-“Arushi pa bisht” (përralla, 2001, f. 55).
7-“Aventurat e pabesueshme të Batos” (novelë-përrallë, 2002, f. 60. Çmimi i parë në Konkursin e shpallur nga shoqata e shkrimtarëve për fëmijë)
8- “ Lumturi e tredhur” (novela, 2002, f.135)
9- “Trishtimi i blertë” (novela për adoleshentë, 2003, f. 68
10-“Stina e pestë” (poezi, 2003, f.100).
11-“Pas takimit me alienët” (roman, 2004, f. 142).
12-“Kur dremiste Sahati i Tiranës” (roman, 2011, f. 350).
13- “Dibra e Madhe dhe një vështrim në Dibrën e Vogël”, (monografi psikosociale, çmimi i dytë në konkursin e shpallur nga AIITC, Tiranë, 2010. 650 faqe).
14-“Dibra e Madhe” (monografi, 2003, 344 faqe).
15- “Adoleshentët dhe tranzicioni” (studim, 2000, f. 150)
16- “Teknika e recitimit” (guide, Prishtinë, 2001, f. 86)
17- “Teknika e recitimit” (me dy pjesë, 2001, f.70)
18- “Punët me shkrim, qortimi dhe vlerësimi i tyre” (studim- guide, 2002, f. 107)
19-“Midis alternativave: shkolla private- jopublike” (monografi, 2002, f. 192).
20- “Mësuesi i Strugës” (monografi, Strugë, 2009, f. 150)
21- “Hape portën e artë të leximit” (guide, 2004, f. 120)
22- “100 vjet pavarësi, 100 figura dibranësh), 2012, f.316)
23-“Letërsia e gjuha shqipe 11” për shkollën e mesme, (bashkautor) Tiranë, 2010.
24-“Sociologjia”, (tekst për Fakultetin e Infermierisë, UT, 2009, f. 194).
25.- “Gjuha shqipe 4” (tekst shkollor, 2007,2008, 2009, f. 240)
26- “Gjuha shqipe 6” (Tiranë, 2009, f. 280))
27- “Leximi letrar 8” (tekst shkollor, Tiranë me 12 vjet ribotime, nga 1993, 2008,, f. 270).
28-“Leximi letrar” (Shtëpia botuese “Erik”, 2006, f. 240)
29-“Leximi letrar 8 “ Prishtinë, (2003, -2006, 2007, f. 272)
30- “Leximi letrar 5” për shkollat e pakicave kombëtare, (1995, f. 259)
31-“Gjuha shqipe 8” (2009, f. 256)
32-“Sociologjia e arsimimit” për master, (Tiranë, 2011, f. 200)
33-“Nëpër gjurmët e heroit”, 1974, (monografi)
34-“Nazmi Rushiti”, 1980 (roman)
34-“Kaçaku”, 2000 (monografi)
35- “Drita e shpirtit”, 2002 (novelë historike)
36-“Erdhi Caushi”, 2006 (roman)
37-“Marsi i vrarë”, 2010, (vepër historiko-letrare)
38-“Loti rebel”, 2012, (roman)
39-Është autori i tre filmave dokumentarë, me temë për heronjtë e Dibrës.
40-Është autori i rreth 100 tregimeve botuar në tre përmbledhje me tiutullin “Tregime të ndryshme”