Me rastin e 12-vjetorit të kalimit nga jeta, (2 prill 2011) i ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Reshat Bardhi, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti të dielën në Selinë e Shenjtë, vizitorë, të ardhur nga Tirana, Durrësi, Elbasani. Me këtë rast, u vendosën kurora tek tyrbet e Dedelerëve, Odeon dhe Selinë e Shenjtë. Gjithashtu u rihap ekspozita fotografike për jetën dhe veprën e Dede Reshatit.
Ndër të tjera, në mesazhin e Tij, Dede Edmond Brahimaj theksoi: “…U mbushën 12 vjet nga kalimi nga jeta, i Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi. Ky personalitet i lartë fetarë, kishte respektin e veçantë e komuniteteve fetarë, shtetërorë, nga dipllomatët, politikanët shqiptarë, besimtarët bektashianë të kudondodhur dhe, mbarë popullit. Ky rilindës i bektashizmit, më 22 mars 1991 ndezi shkëndinë e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe teqeve dhe tyrbeve në Shqipëri, aq shumë e pritur nga të gjithë besimtarët dhe dashurinë e të Madhit Zot. I paharrur kujtimi i tij! Amin!”