Në datat 11 dhe 12 qershor 2019, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj, ishte i ftuar special në ndarjen e çmimeve "Global Official Dignitary Awards" për personalitete të shquara të paqes dhe filantropistë, edicioni i 7-të, i mbajtur në Gjenevë, Zvicër.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z. Alfred Moisiu, i cili u vlerësua edhe me një çmim për kontributin e dhënë për paqen në Ballkan.
"Global Official Dignitary Awards", është një institucion global i çmimeve humanitare që nderon "humanitarët më të mëdhenj të botës" nga shkalla më e lartë e Diplomacisë, Mbretërive, Biznesit dhe Ekonomisë, Mjekësisë, Filantropisë, Kulturës & Arteve dhe Argëtimit ku kontributi i qartë i të cilit për njerëzimin ka ndikuar ndjeshëm në të Drejtat e Njeriut, Paqen Globale, Mjedisin e Gjelbër, Edukimin, Shëndetin dhe Mirëqënien, Çrrënjosjen e Varfërisë dhe Fuqizimin.