NË DITËN E 153-VJETORIT TË THEMELIMIT, ZHVILLOHET PELEGRINAZHI TRADICIONAL, NË TEQENË E HARAKOPIT, TEPELENË

Më 17 shtator 2023, pranë tyrbeve të teqesë Harakopit, u organizua pelegrinazhi tradicional vjetor, në përkujtim të themelimit të teqesë së Harkopit, Levan-Tepelenë. Në këtë aktivitet, ishin grumbulluan besimtarë dhe dashamirë nga zona e Krahësit dhe Memaliaj, Tepelenës. Takimi midis pelegrinëve të ardhur enkas në këtë ditë të shënuar, ishte një bashkëbisedim i ngrohtë dhe vizitat në tyrben e Madhe dhe tyrben e Vogël, ishin një kënaqësi e veçante. Rreth dervish Mikelit dhe dervish Ermali,t grumbulloheshin besimtaret dhe preknin kujtimet e tyre për teqenë e famshme të Harkopit. Nga kryegjyshata botërore mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm, z. Nuri Çuni; ndërsa nga vendorët, nënkryetari i Bashkisë Memaliaj, Bujar Kapllanaj. U zhvillua ceremonia e përkujtimit të 153-vjetorit të themelimit me Himnin Kombëtar dhe ai Bektashian, pasuar me fjalën përshëndetëse të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Shenjtërisë së Tij, Haxhi dede Edmond Brahimaj, lexuar nga dervish Mikeli. Përshëndeti gjithashtu dhe nënkryetari bashkisë Memaliaj Bujar Kapllani. Edhe nga folësit e besimtarët e tjerë, u vu në dukje, historia e kësaj teqeje, që u ngrit rreth vitit 1870 nga Husejn Babai, me kontributin e Selman Pashës dhe banorëve të fshatit Levan Cirua dhe Kahësit-Tepelenë. Pasuan baballarët me radhe në vite: Hysen Babai-1870, baba Sadik baba Sulo, M. Ramaj, baba Hasan Kremenari, baba Bajram Ibro, baba Fejzo Dervishi, baba Neki Çaushi, baba Hodo Gjirokastra, dervish Hysen Skrapari, dervish Shazivar Nivica, gjysh Sejdin Canaj, dervish Brahim Ruçaj, dervish Zenel Isufaj, dervish Daljani, baba Sami Arëza dhe dervish Shahin Hajno. Pelegrinazhi vazhdoi me një koktej, ndërsa këngët bektashiane, gjallëruan këtë ditë të shënuar.

Përgatiti: Naim Deraj