Në kuadër të RESILIENCE, Rektori i Albanian University, Prof. Dr. Kaliopi Naska zhvilloi një takim me Kryegjyshin Botëror, Hirësinë e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.

Komunitetet fetare përtej misionit të tyre shpirtëror, kanë rol thelbësor në zhvillimin e studimeve fetare si shkencë. Në kuadër të RESILIENCE, i cili synon të ndërtojë një infrastrukturë kërkimore që mund të përdoret për të ndërtuar një përgjigje evropiane ndaj sfidës së diversitetit fetar, Rektori i Albanian University, Prof. Dr. Kaliopi Naska zhvilloi një takim në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Gjatë takimit u diskutua për RESILIENCE, për mundësi bashkëpunimi në aktivitete dhe evente me karakter kërkimor-shkencor. Në takim ishin të pranishëm Sekretari  i Selisë së Shenjtë z. Nuri Çuni dhe Koordinatoria e projektit për AU, zj. Aida Veliaj. Për studentët iu dhuruan bibliotekës së AU dhe disa libra me vlerë historike dhe shkencore për fushën e studimit. Me mjaft interes  ishte dhe  vizita në bibliotekën, muzeun dhe arkivën e Selisë.