NËNSHKRIMI I MESAZHIT TË NGUSHËLLIMIT NGA KRYEGJYSHI BOTËROR, SHENJTËRIA E TIJ, HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ PËR KALIMIN NGA JETA TË PAPA BENEDIKTIT TË XVI

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj mori pjesë në homazhet në nder të Papa Benedikti XVI-të, zhvilluar në Nunziaturën Apostolike, në Tiranë.
Në këto homazhe morën pjesë edhe shumë besimtarë katolikë, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, përfaqësues të politikës e të institucioneve shtetërore e fetare dhe qytetarë e dashamirës të shumtë, duke vendosur kurora me lule e përcjellë ngushëllimet e tyre për ndarjen nga jeta të Papa Benedikti XVI.
Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, pasi i shprehu ngushëllimet me të sinqerta, Nuncit Apostolik, z. Luigi Bonazzi dhe gjithë besimtarëve katolikë, për këtë humbje, la dhe shënimin e Tij në librin e ngushëllimeve.