NËNSHKRUHET MEMORANDUMI PËR BASHKËPUNIM, MES AKADEMISË SË STUDIMEVE ALBANOLOGJIKE, TIRANË DHE KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE

Sot, në mjediset e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim, mes Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë,
në fushën në fushën e aktiviteteve shkencore, gjurmuese dhe arsimore.
Akademia e Studimeve Albanologjike, përfaqësohej nga rektori i Akademisë, Prof. Dr. Luan Përzhita, ndërsa Selia e Shenjtë, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj.
Qëllimi i memorandumit është të zgjerohet bashkëpunimi i ndërsjellë i palëve nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, në fushën e aktivitetit shkencor, gjurmues dhe arsimor. Sipas dokumentit, palët nënshkruese janë dakord që në varësi nga mjetet financiare që disponojnë dhe marrëveshjes së ndërsjellë, bashkëpunimin ta realizojnë përmes formave që vijojnë:
Përgatitje të projekteve me interes të përbashkët;
Organizim i përbashkët i konferencave shkencore, seminareve;
Publikim të punimeve, të cilat janë me interes të përbashkët për palët nënshkruese të Marrëveshjes;
Lehtësi veprimi në bibliotekat dhe arkivat për anëtarët e të dyja institucioneve;
Shkëmbim i publikimeve dhe librave, botime të palëve nënshkruese;
Shkëmbim materialesh arkivore respektive.
Me këtë rast prof. dr. Luan Përzhita me stafin e tij vizituan Muzeun e bektashizmit, Arkivin bibliotekën dhe mjediset e Selisë së Shenjtë.