Familjar, të afërt dhe miq të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Bashkim Fino!
Me hidhërim të thellë, mësova për ndarjen sot nga kjo jetë, të njeriut tuaj të shtrenjtë, mikut tim dhe të bektashinjve, vëllait tonë Bashkim Fino.
Ju shpreh ngushëllimet e sinqerta, bekimet e mia, për këtë humbje.
Le të bëhemi të fortë, me shpresë e besimin në të Madhin Zot, për njeriun tonë që nga sot prehet në Parajsë.
Ikja nga kjo botë fizikisht e Bashkimit, është një humbje për të gjithë, por shembulli i tij i shkëlqyer si njeri, si prind e familjar, si nëpunës i lartë i shtetit, do të jetë kurdoherë një shembull që duhet ta ndjekin të gjithë.
Bashkimi, ndonëse i ri në moshë përballoj me sukses të jashtëzakonshëm detyrën e vështirë të Kryeministrit të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar pas trazirave të vështira të vitit 1997. Ai ishte dhe mbetet shembull i bashkëpunimit, harmonisë dhe komunikimit mes njerëzve, politikanëve dhe faktorëve të tjerë.
Shpirti ju preftë në paqe!
Zoti ju bekoftë!
Amin!