Të dashur vëllezër e motra besimtarë! Në Shqipëri, Instituti i Statistikave, më 18 Shtator 2023 do të nisi Regjistrimin e Popullsisë dhe Banesave. Në kuadër të regjistrimit, do të ju pyesin për përkatësinë fetare, prandaj bektashinjtë praktikante ose jo, duhet të jenë të kujdesshëm se si të deklarohen në mënyrë që të dhënat e regjistrimit të dalin të sakta të fund të procesit.
Në pyetjen: “Cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket?”, ju ftojmë që të përgjigjeni “Mysliman-Bektashi”.
Opsionet tek pyetja: “Cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket?” janë:
• Mysliman
• Mysliman-Bektashi
• I/e krishterë-Katolik
• I/e krishterë-Ortodoks
• I/e krishterë-Ungjillor (Protestant)
• Tjetër besim fetar (Specifiko)
• Preferoj të mos përgjigjem
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, pret që bektashinjtë praktikante ose jo në Shqipëri, ta identifikojnë përkatësinë e besimit fetar specifikisht si “Mysliman Bektashi”:
Deklarimi i besimit,është “detyrë” shpirtërore për gjithsecilin, ndaj duhet te siguroheni që regjistruesi selekton apo zgjedh ne tabelen elektronike atë që ju deklaroni.