NJOFTIM

Ditën e enjte, 10 korrik 2025, Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, zhvillohet ceremonia përkujtimore dhe ritet përkatës, me rastin e 45-vjetorit të kalimit nga jeta, të ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Baba, Ahmet Myftari.
-Gjatë gjithë ditës, priten vizita nga besimtarë, klerikë, personalitete dhe dashamirës.
-Ceremonia përkujtimore, nën drejtimin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë ë Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj. do të organizohet në 18:00, në mjediset e Odeonit. 
Përkujtimi i kësaj dite, përveç të tjerave, do të shoqërohet dhe me ekspozitë fotografike, përgatitur enkas për këtë ditë.
Jeni të ftuar të merrni pjesë!