NJOFTIM

Sot, më 28 nëntor 2020, mbushen 79 vjet nga vrasja në Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë nga fashistët italianë, e klerikut atdhetar Sali Niazi Dedei, ish-Kryegjyshit Botëror Bektashian, “Dëshmor i Atdheut”, pasi nuk pranoi firmosjen e dokumentit të pushtimit të vendit.
Me këtë rast, nga ora 10:00, në Selinë e Shenjtë Bektashiane në Tiranë, përkujtohet kjo datë, ku veç të tjerave, do të ketë pritje dhe një falje të veçantë.

Kryegjyshi Botëror Bektashian,
Hirësia e Tij,
Haxhi Dede Edmond Brahimaj