NJOFTIM

Në orën 11:00 të ditës së martë, 27 korrik 2021, në mjediset e Teqesë së Gjakovës  në Republikën e Kosovës, Selia e Shenjtë Bektashiane dhe gjyshata e Gjakovës, organizojnë një aktivitet ku përfshihen kumtime, përshëndetje, promovime librash, ekspozita etj, me objekt:
a-30 vjetori i ringritjes së bektashizmit, rihapjes së Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore
Bektashiane në Tiranë.
b-231 vjetori i themelimit të teqesë historike të Gjakovës.
c-6 mujori i ndarjes nga kjo jetë e klerikut bektashian, baba Mumin Lamaj
d-Promovimi i albumit fotografik për ish-Kryegjyshin Botëror, Haxhi Dede Reshat Bardhi.
e-Promovimi i librit “Haxhi Dede Edmond Brahimaj, 10 vjet Kryegjysh Botëror i Bektashizmit”
f-Përurumi i ekspozitës për historikun e bektashizmit në Kosovë.
g-Shpërndarje e mirënjohjeve nga Kryegjyshi Botëror Bektashian.
Në këtë aktivitet marrin pjesë: Klerikë Bektashinj nga Shqipëria, Kosova, Republika Veriore e
Maqedonisë; funksionarë shtetërorë të ftuar nga Kosova; krerë të besimeve të tjerë fetarë në Kosovë e hapësirat mbarëshqiptare; studjues e hiostorianë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia; autorë të librave, besimtarë e miq të shumtë.
Aktiviteti organizohet nën përkujdesjen e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede
Edmond Brahimaj.
Ftoheni të merrni pjesë.

SELIA E SHENJTË E KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE
GJYSHATA BEKTASHIANE GJAKOVË