Kryegjyshata Botërore Bektashiane me Seli në Tiranë, bën me dije, se ditën e martë, 7 shtator 2021, nga ora 09:00 e në vazhdim, do të ketë pritje në kuadër të 6-vjetorit të përurimit të Odeonit. Njëkohësisht, gjatë ditës do të ketë një sërë aktivitetesh. Pas ceremonisë e përshëndetjeve të rastit, në orën 19:00, do të jepet dokumentari ‘Përurimi i odeonit -7 shtator 2015’; ekspozita fotografike, vizita në muze, bibliotekë, arkiv etj.
Në fund, për të gjithë të pranishmit shtrohet një koktej.
Jeni të ftuar të merrni pjesë.
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE,
SHENJTËRIA E TIJ,
HAXHI BABA EDMOND BRAHIMAJ