NJOFTIM I KRYEGJYSHATËS BOTËRORE BEKTASHIANE, TIRANË. NDAHET NGA JETA, BABA HALIL CURRI

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, me hidhërim të thellë, njofton gjithë besimtarët, klerikët bektashian e dashamirësit të kudondodhur, se ditën e mërkurë, më datën 4 shkurt 2026, ora 13:00.
Pritja dhe homazhe bëhen ditën e mëkrurë pasdite, 4 shkurt 2026 dhe ditën e enjte, më 5 shkurt 2026, që nga mëngjesi, deri në mesditë.
Varrimi bëhet ditën e enjte, 5 shkurt 2026, ora 12:00, në teqenë e Bllacës.
Ritet e ceremonisë së përcjelljes nga kjo jetë e baba Halil Currit, do të drejtohen nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj.

***

KUSH ISHTE BABA HALIL CURRI
Baba Halil Curri, u lind në fshatin Dushaj me 26 janar të vitit 1946 në tradita bektashiane të trashëguara brezave. Dervish Curri, nga ky oxhak ka qenë dervish i baba Fejzë Bulqizës. Ky klerik, i njohur, ra dëshmor në fushën e Xixullës, në vitin 1860, në luftë kundër ushtrisë turke të Ivzi Pashës.
Baba Halili, në vitin 1993 punoi si komisioner në Këshillin e teqesë së Bllacës, duke shërbyer si kuzhinier dhe u mor me pronat e teqesë. Në vitin 1994, merr dorë si myhib në teqenë e Fushë- Krujës, nga baba Selim Rexhep Kaliçani, duke u bërë anëtar spiritual i bektashizmit. Në dhjetor të vitit 1994, u vesh dervish. Në vitin 1995 ai transferohet për në teqenë më emër, atë të Ballëm Sulltanit. Edhe në Martanesh, ky klerik punoi pa u lodhur,
ndërtoi ndërtesën e re dykatëshe në Ballenjë si dhe mbajti gjithmonë të hapur dhe teqenë e baba Jasharit në fshatin Peshk. Në vitin 1996 ai veshi petkun e shenjtë të babait, nga Dede Reshat Bardhi.
Si klerik, ai punoi në teqenë “Shememi Baba”, në Fushë Krujë. Më pas, drejtoi teqenë e Martaneshit dhe, së fundi, me kalimin nga jeta të baba Ismail Jangullit, mori drejtimin e teqesë së Bllacës-Bulqizë.
Kudo që ka punuar e drejtuar, baba Halil Curri, si klerik bektashian i përkushtuar, ka lënë gjurmë tek besimtarë dhe dashamirësit kudo. Këto gjurmë, duken në teqenë e Martaneshit, Ballenjës, Fushë Krujës dhe në teqenë e Bllacës.