Ju bëjmë me dije, që për respektimin e 10 ditëve të matemit, në muajin Muharrem, nga data 29 korrik , deri në datën 8 gusht 2022, do respektohen:
Nijeti për matemin fillon, më datën 29 korrik, ditën e premte, pas orës 14.00, ndërsa matemi, fillon më datën 30 korrik, ditën e shtunë dhe vazhdon deri të hënën më 8 gusht 2022.
Këto ditë lexohet hadikaja në çdo teqe nën drejtimin e klerikëve.
Më 9 gusht 2022, ditën e martë, organizohet ceremonia e Ashures në Selinë e Shenjtë Bektashiane Tiranë.
Muaji Muharrem, fillon më 30 korrik dhe mbaron më 27 gusht 2022.
Në çdo teqe do organizohen ceremonitë e Ashures deri 27 gusht 2022.
Gjatë 10 ditëve të matemit (30 korrik – 8 gusht 2022) veprimtaritë kalendarike të planifikuara për këtë periudhë, do të bëhen pas Ashures.
Paçi mirësi, dashuri, paqe dhe vëllazëri!
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin tuaj,
Zoti ju bekoftë të gjithëve!
KRYEGJYSHI BOTËROR I BEKTASHINJVE
SHENJTËRIA E TIJ
HAXHI DEDE EDMOND BRAHIMAJ