Të nderuar besimtarë bektashinj!
Ju njoftojmë se më 18 Shtator 2023 do të fillojë Censi i rregjistrimit të Popullsisë dhe Banesave.
Ju bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve bektashinj t’i përgjigjen me korrektësi dhe të mos e neglizhoni pyetësorin e Censit lidhur me përkatësinë fetare. Në pyetjen përkatëse të përkatësisë fetare , ju lutem të identifikoni përkatësinë tuaj të besimit fetar specifikisht Mysliman Bektashi. Kjo do t’i vinte tepër në ndihmë Institucionit të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane për të identifikuar përqindjen e popullsisë Shqiptare me përkatësi fetare Bektashiane, si dhe rëndësia që Census mbart duke siguruar një bazë të fortë të dhënash socio-ekonomike të cilat do të ndihmojnë politikëbërësit në vendimmarrje në politikat e zhvillimit edhe kundrejt institucioneve fetare të njohura nga shtetit Shqiptar.
Duke ju falenderuar për mirëkuptimin Tuaj!